Nikolla Sandulloviq, politikani nga Serbia, ka reaguar pas betimit të kryetarëve të komunave në veri të Republikës së Kosovës, dhe sipas tij betimi para flamurit të Kosovës nga ana e liderëve komunalë serbë është dëshmi dhe tregon se Kosova është shtet i pavarur dhe se serbët në autoritetet e tyre komunale e njohin atë si të tillë.
Ai ka shkruar në “Facebook” se të gjithë dhjetë kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të rizgjedhur nën presionin e Listës Serbe dhe në një atmosferë frike e shantazhi, kanë dhënë betimin e tyre ndaj shtetit të Kosovës.
Sipas tij, ceremonia është zhvilluar pa negociata dhe pa përdorim force, me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe në prani të fotos së presidentes Vjosa Osmani. Kryetarët, theksoi ai, morën nga dy versione të betimit, në gjuhën serbe dhe shqipe, në mënyrë që të mos kenë më justifikime lidhur me respektimin e gjuhës, zakoneve dhe kulturës serbe në Kosovë, duke u zotuar të përmbushin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Politikani nga Serbia ka shtuar se, sipas vlerësimit të tij, nuk mbetet asgjë e paqartë lidhur me faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe se përfaqësuesit serbë në komunat e tyre e njohin atë si të tillë. “Çfarë kërkoni atëherë ju serbë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Bosnja? Heshtje aty… ashtu siç ju është drejtuar tashmë shefi juaj Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar ai.
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...
Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet ma...
Gjykata urdhëron ekzaminim psikiatrik të personit që dyshohe...
Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme