Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se “Serbi e vazhdon luftën për jetën e komunitetit serb” në Kosovë, ndërsa dëshmi për këtë është edhe dorëzimi i çelësave për 12 banesa në Banjska në komunën e Zveçanit, njoftoi agjencia Tanjug.
Gjuriqi fillimisht ka vizituar manastirin në Banjska dhe priftit të atjeshëm ia ka dhënë çelësat e dy banesave për familjet që jetojnë në objektin e shkollës, e që duhet të lirohet për nevojat e kishës.
Pas kësaj, ai i ka dorëzuar çelësat edhe për 10 banesat tjera të dedikuara për çifte të reja me fëmijë, në një ndërtesë të ndërtuar me mjetet e Zyrës për Kosovën ne vlerë prej rreth 200 mijë euro (23 milionë dinarë serbe).
“Kjo është shenjë e qartë se ne e vazhdojmë luftën tonë për të jetuar në këto hapësira, nga të cilat për 15 vjet vetëm jemi dëbuar, jemi përzënë dhe I jemi nënshtruar presioneve të ndryshme me qëllim që të jemi sa më pak”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka paralajmëruar se sivjet Serbia do të nisë edhe një projekt shumë më ambicioz lidhur me kthimin e të shpërngulurve, pa dhënë më shumë detale./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...