Manchester City ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Sunderlandit, për t’iu afruar në vetëm dy pikë Arsenalit.
“Qytetarët” zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer për të triumfuar me rezultat 3-0.
Sunderland faktikisht e nisi më mirë pasi kishte dy raste me Le Fee dhe Isidor, por nuk i finalizuan.
Ishte Ruben Dias që përfitoi nga rivendja këndore e Cherkit për ta zhbllokuar epërsinë (31’).
Vetëm katër minuta më vonë, Josko Gvardiol realizoi me kokë për ta dyfishuar epërsinë (35’).
Sunderland ishte afër të kthehej në lojë, por mesfushori shqiptar Granit Xhaka goditi shtyllën e djathtë.
Sidoqoftë, Phil Foden me një gol të bukur pas asistimit të Cherkit e vulosi fitoren (65’).
City pas kësaj fitore mbledh 31 pikë, dy më pka se Arsenali ndërsa Sunderland bie në pozitën e shtatë me 23 sosh./Telegrafi/
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...
Miratohet rialokimi i mjeteve për rikonstruktimin e Xhamisë ...
SHBA-ja drejt furnizimit të Kosovës me armatim me vlerë prej...
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...