Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se do të garojë sërish për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Kjo është hera e dytë që ai kandidon për Kuvendin e Kosovës, pasi kishte garuar edhe në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se rikandidimi i tij është vazhdimësi e një rrugëtimi të nisur herët, të bazuar në traditën familjare të shërbimit dhe sakrificës për vendin.
“Prandaj, sot rikandidoj për t’ju përfaqësuar me ndershmëri, integritet dhe punë të palodhur.
Kam bindjen e thellë se Kosova mund dhe duhet të ecë përpara. Dhe me mbështetjen, unitetin dhe besimin tuaj, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë, më stabile dhe më të sigurt për gjeneratat që vijnë”, shkroi mes tjerash Krasniqi.
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten