Me një fjalim falënderues drejtuar qytetarëve, Imri Ahmeti është betuar sot për mandatin e tij të katërt si kryetar i Komunës së Lipjanit.
Ai u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë dhe theksoi se ky rezultat e obligon edhe më shumë për të punuar me përkushtim në shërbim të qytetarëve.
“Besimi juaj për mandatin e katërt është nder i madh për mua. Jam pafund mirënjohës për mbështetjen, për besimin dhe për bashkëpunimin që keni dhënë në këtë rrugëtim. Ky rezultat më bën të ndihem krenar dhe më të vendosur të punoj me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim për çdo familje, çdo lagje dhe çdo fshat të komunës sonë. Së bashku do ta çojmë Lipjanin edhe më lart”, shkroi ai./Arbresh.info
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...