Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka folur edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për sigurinë e kësaj pjese të Evropës.
Ajo tha se për Shqipërinë prioritet janë stabiliteti dhe siguria kudo në Evropë.
Spiropali theksoi se për të pasur siguri dhe përparim të qëndrueshem në rajon, Kosova duhet të njihet si shtet i pavarur dhe sovran.
“Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Europë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore. Siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Spiropali.
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë