Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë sot urimet më të mira nga një person i moshuar i qytetit të Ferizajt.
Gjatë vizitës në “DownSyndrome” në këtë qytet me rastin e “Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara”, ajo takoi këtë qytetar i cili u gëzua jashtëzakonisht kur e pa.
Ky i moshuar i tha Osmanit se nga sot, edhe nëse vdes nuk i mbetet merak më.
“Dukat të ka falë Zoti, në Kosovë ma të aftë tybe nuk ka. Kur po çohemi me ty hala ma mirë. Edhe sonte me ndërru jetë, nuk më jetë merak mo. Allahu 1 mijë vjet t’i dhashtë”, tha ai.
Këto fjalë e emocionuan presidenten e cila ia shtrëngoi dorën qytetarit të cilit më pas ia uroi më të mirat.
Ndiqni momentin në videon e mëposhtme:
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet