Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar edhe zyrtarisht Dardan Krasniqin, kunatin e ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj shkroi se eksperti i sigurisë, Dardani Krasniqi, AAK-së i bashkohet më një përvojë politikë dhe aktivitet 25 vjeçaë.
Ai potencoi se Dardani, si i ri, ishte luftëtar e i tri luftërave çlirimtare, UÇK-së, UÇPMB-së dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
“Dardani vjen në AAK me një përvojë politike dhe aktivitet 25-vjeçar. Dardan Krasniqi ishte polici dhe drejtuesi i parë i Policisë në Malishevë. Z. Krasniqi vjen nga një familje patriotike, me nënën mësuese e babain kolonel të TMK-së dhe themelues të celulave të para të UÇK-së”, shkroi Haradinaj.
“Në aktivitetin e tij si çlirimtar, pastaj në polici, e më vonë në Vetëvendosje si aktivist e anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Dardani gjithmonë kishte dy qëllime: çështjen kombëtare dhe politikën e sigurisë si një element të rëndësishëm në përpjekjen për shtet e shoqëri të fortë! Angazhimi i tij është motiv që shumë patriotë, ekspertë e qytetarë të mirë të këtij vendi po e gjejnë rrugën e AAK-së, që është edhe rruga e Kosovës për të ecur përpara”, shkroi ndër tjerash ai./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...