Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Carolina Leavitt, tha sot se skanimi i fundit me rezonancë magnetike (MRI) i Donald Trump ishte i natyrës parandaluese dhe zbuloi se presidenti është në gjendje të mirë kardiovaskulare.
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Leavitt tha se burrat në moshën e Trump përfitojnë nga ekzaminime të tilla, transmeton Klankosova.tv
President Donald J. Trump’s Advanced Imaging Results:
“His cardiovascular system shows excellent health… and confirms that he remains at excellent overall health.”
— Capt Sean P. Barbabella, D.O.
Physician to the President pic.twitter.com/WJxdZEBUFS
— The White House (@WhiteHouse) December 1, 2025 “>
“Imazhet kardiovaskulare të Presidentit Trump treguan një pamje krejtësisht normale, asnjë provë të ngushtimit të arterieve, uljes së rrjedhjes së gjakut ose anomalive në zemër ose në enët kryesore të gjakut”, tha Leavitt për presidentin 79-vjeçar.
“Dhomat e zemrës janë me madhësi normale. Muret e enëve të gjakut duken të lëmuara dhe të shëndetshme dhe nuk ka shenja inflamacioni ose mpiksjeje. Në përgjithësi, sistemi i tij kardiovaskular tregon shëndet të shkëlqyer. Skanimet e barkut janë gjithashtu krejtësisht normale”, tha Leavitt.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...