Sot përfundojnë afatet për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Afatet përfshijnë aplikimin për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje, deklarimin e koalicioneve dhe njoftimin e mospjesëmarrjes.
Deri në orën 18:00, vetëm 16 subjekte politike kanë plotësuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhje.
Nga subjektet që kanë aplikuar deri më tani mungojnë LVV, AAK dhe NISMA.
Ndër partitë politike që kanë aplikuar janë: LDK, PDK, Kosova Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Kosova Demokratik Türk Partisi, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija (SDU), Srpska Lista, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka (NDS) dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK).
Ndër to përfshihen dy koalicione:
Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB);
Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).
Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka njoftuar gjithashtu se deri më 30 nëntor janë formuar dy koalicione për pjesëmarrje në zgjedhje dhe përfundon afati për njoftimin e mospjesëmarrjes.
Subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kohë deri më 7 dhjetor 2025 për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë përmes platformës së KQZ-së.
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia