Liverpooli është rikthyer tek fitorja pas tri humbje radhazi në të gjitha garat, duke e mposhtur West Hamin në udhëtim me rezultat 0-2.
“The Reds” nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Isak dhe Wirtz, por Areola reagoi si duhet.
West Ham provoi kryesisht nga krahët, me Boëen që ishte lojtari më aktiv i vendasve, por pa arritur të dëmtonte portën e Alisson. Me pak raste të pastra për gol, pjesa e parë u mbyll 0–0.
Liverpool zhbllokoi ndeshjen në minutën e 60-të kur Cody Gakpo asistoi bukur për Alexander Isak, i cili gjuajti saktë në këndin e poshtëm për 0–1.
Ëest Ham u përpoq të reagojë me disa pasime dhe tentativa të Bowen, por mbrojtja e Liverpoolit u tregua e sigurt.
Kur po luhej minuta e 84-të, londinezët mbeten me një lojtar më pak pasi Paqueta u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak sekondave.
Epërsia numerike u shfrytëzua dhe në minutën e 90-të, Liverpool vulosi fitoren. Joe Gomez dërgoi një pasim të shkëlqyeshëm harkor në zonë dhe Cody Gakpo kontrolloi e goditi saktë në qendër të portës për 0–2.
Me këto tre pikë Liverpooli ngritët në pozitën e tetë me 21 pikë, derisa West Hami mbetet në pozitën e 17-të me 11 sosh.
Ndeshjen e radhës skuadra e Arne Slot e luan ndaj Sunderlandit kurse West Ham takohet me Man Unitedin./Arbresh.info
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...