Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot sulmin e ndodhur në kanalin e Ibër-Lepencit sot një vit më parë.
Kurti ka thënë se si rezultat i një sulmi me eksploziv, ishte dëmtuar pjesa fundore dhe njër ballinë e akueduktit të kanalit, duke rrezikuar kështu shkaktimin e një krize të madhe në Kosovë.
Kurti ka thënë se një sulm i tillë ngjason me sulmet që Rusia po i bën në infrastrukturën kritike të Ukrainës dhe sipas kreut të VV-së, prapa sulmeve të tilla kundër Kosovës qëndron Beogradi zyrtar.
“Si pasojë e shpërthimit me eksploziv, u dëmtua rëndë pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar kështu seriozisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët që shërbehen nga ky sistem, përfshirë këtu Termocentralin “Kosova B”.
Reagimi institucional ishte i menjëhershëm dhe kritik në parandalimin e pasojave katastrofike që kishte për qëllim sulmi: uljen për 60% të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, ndërprerjen e furnizimit me ujë për komunën e Mitrovicës, Skenderajt, Drenasit, Vushtrrisë, Fushë Kosovës dhe gjysmës së Prishtinës, ndërprerjen e shërbimeve të ngrohtores qendrore në kryeqytet dhe përgjysmimin e kapaciteteve telekomunikuese në vend si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet bazë.
Veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që, përkundër dëmit fizik dhe përgjatë gjithë procesit të riparimit, të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termoelektranave dhe mirëmbajtjen e prodhimit të energjisë elektrike, si dhe furnizim me ujë të pijshëm për banorët e komunave të prekura.”, shkruan Kurti./Arbresh.info/
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në