Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.
Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane.
Urdhri kishte të bënte me vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje dhe lëndime të rënda trupore.
I arrestuari u shoqërua në prokurorinë kompetente, me qëllim fillimin e procedurave për ekstradimin e tij./tch
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë