Vdekja e personazhit kryesor të serialit indian, “Bidai”, vijon të jetë subjekt kryesor i diskutimeve në rrjetet sociale. Edhe pse ka dy ditë që nga transmetimi i serisë që përloti mjaft shqiptarë, një video e shpërndarë në “Facebook”, ka treguar se si një familje nga veriu i Shqipërisë e ka përjetuar vdekjen e Sadnës.
Të mbledhur pas zjarrit, gjyshja e familjes është ajo që është prekur më tepër nga seria e filmit, dhe vajton. Ajo fshin lotët me përparëse, ndërsa në pamje duken edhe dy gra të tjera të përlotura.
Videoja është publikuar nga Olti Curri në “Facebook”, i cili shkruan:
“Një mik i faqes sjell këtë video ku gjyshja e tij dhe gra të familjes janë duke qarë me lot, për telenovelën “Bidai”, pikërisht kur vdes Sadna”, shkruan Olti Curri.
http://www.dailymotion.com/video/x3qh9n4_ja-si-u-perjetua-vdekja-e-sadnes-ne-nje-familje-shqiptare_news
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë