Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë Komuna e Prishtinës nuk i ka kryer pagesat të premten ndaj Trafikut Urban dhe operatorëve të tjerë, ani se Thesari ua kishte pranuar kërkesën për alokim të parakohshëm.
“Të premten pas kërkesës nga Komuna e Prishtinës në ora 1:08, Thesari i Kosovës ka pranuar kërkesë nga Komuna e Prishtinës për t’i mundësuar alokimin e parakohshëm të mjeteve të dhjetorit në mënyrë që paguhen disa fatura tani. Kjo gjë është bërë në ora 2:30, pra Thesari ka miratuar alokimin e parakohshëm, megjithatë nuk ka ndodhur asnjë pagesë deri në mbylljen e orarit nga Komuna e Prishtinës”, tha Murati.
“Plani kishte qenë që të bëhet betejë politike. Edhe sot deri në ora 12:00 edhe pse kishte grevë, Komuna e Prishtinës nuk ua kishte bërë asnjë pagesë të vetme operatorëve”, tha Murati në një konferencë për media./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...