Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u ka bërë thirrje publike kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit po ashtu në detyrë të Financave, Hekuran Murarti që të bashkëpunojnë dhe ta gjejnë një zgjidhje për kryeqytetin dhe qytetarët e saj.
“Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës! Sot iu bashkova protestës sepse jam dhe do të jem gjithmonë me punëtorët dhe qytetarët e kryeqytetit. Prej një viti kërkojmë zhbllokimin e buxhetit, ndërsa ai vazhdon të mbahet padrejtësisht peng për interesa politike”, shkruan Rama në Facebook.
Ai po ashtu shkruan se është në anën e punëtorëve të Trafikut Urban.
“Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë! Punëtorët po i presin pagat që u takojnë. Qytetarët po i presin shërbimet që u takojnë. Kryeqyteti po e pret buxhetin që i takon! Mos bëni politikë me nevojat bazike të qytetarëve. Është e pandershme dhe jonjerëzore”, përfundon Rama./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Ndërprerja e Transporti Publik, Prishtina në kaos- Kolona të gjata me kilometra
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet