Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka thënë se për pesë vjet kanë qenë duke u fshehur pas një reje keqinterpretimesh dhe të ndryshimit të historisë.
Por tani, që ka përfunduar procesi i dëgjimit të dëshmitarëve mbrojtës, ai tha se bota ka pasur mundësi të shohë cili është realiteti, raporton Klankosova.tv.
Këto komente, Prosper i ka bërë në një intervistë në emisionin Info Magazine.
Ai është i mendimit se është arritur të nxirret në pah e vërteta gjatë këtij procesi, dhe për pasojë, Thaçi dhe të tjerët do të jenë të lirë.
“Kemi besim se gjyqtarët tani do të shohin informacionet dhe provat për ta kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka qenë situata. Por në fund të ditës, kemi triumfuar duke regjistruar të dhëna të sakta historike. Tani u mbetet në dorë të gjyqtarëve, mirëpo mendoj se nëse e shohin të vërtetën ashtu siç është, presidenti Thaçi dhe të tjerët do të jenë burra të lirë”, u shpreh ai mes tjerash në këtë intervistë.
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati