Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneral Metin Tokel, me të cilin ka zhvilluar bisedime për thellimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Sipas njoftimit për media, në takim është diskutuar për avancimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, forcimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, si dhe mundësitë për prokurime të ardhshme ushtarake, në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimet bashkëkohore teknologjike.
Ministri Maqedonci falënderoi gjeneral Tokelin për kontributin e vazhdueshëm të trupave turke në kuadër të misionit të KFOR-it, si dhe për mbështetjen e pandërprerë të Turqisë për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.
“Turqia do të mbetet një partner strategjik dhe i çmuar për shtetin tonë”, deklaroi Maqedonci.
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit