Pas ndërprerjes së shiut, situata në Komunën e Gjilanit është stabilizuar dhe niveli i ujit ka nisur të bjerë.
Të martën, reshjet e dendura shkaktuan vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve në disa zona.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ekipet komunale, ishte në terren gjatë gjithë ditës për monitorimin dhe menaxhimin e situatës. Ai u bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të evitojnë zonat ku është rritur niveli i ujit, përfshirë rrugën Malishevë–Gjilan, Livoçin e Poshtëm e të Epërm dhe rrugën “Enver Miftari”, njofton zyra për informim e kësaj komune.
Komuna bënë të ditur se u ka kërkuar qytetarëve kujdes të shtuar dhe raportim të çdo rasti emergjent në numrin 112, duke theksuar se monitorimi i terrenit po vazhdon.
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga