Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Pas 45 minutave rezultati ishte 0-0. Çfarë vlen të ceket në këtë pjesë të parë është se në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ sa herë që po e prek topin është duke u vërshëllyer nga tifozët, shkruan Arbresh.info

Me të nisur pjesa e dytë, Vargas kaloi Zvicrën në epërsi pas një pakujdesie në mbrojtjen dardane.
Ai u gjend i vetëm me portierin Aro Muric të cilin e mposhti për 1-0.
Me të pësuar gol, Foda bëri disa ndryshime dhe e ndërroi sistemin e lojës, ku e ngjalli pak lojën.
Kosova tani ishte më kërkuese dhe arriti ta gjente golin e barazimit në minutën e 77-të, me një supergol të Florent Muslijës.
Deri në fund, Kosova tentoi edhe disa herë me anë të Baton Zabërgjës, Vedat Muriqit të cilët me ngulm po e kërkonin golin e fitores por nuk ia arritën dot.
Zvicra në minutën e 89-të, rrezikoi me Andi Zeqirin.
Me këtë barazim Zvicra ka 14 pikë dhe siguron pozitën e parë në grupin B kualifikues, vend ky i cili e dërgon në Kampionat Botëror.
Derisa Kosova ka siguruar pjesëmarrjen në play-off të Botërorit me 11 pikë.
Pas gjashtë ndeshjeve Sllovenia është e treta me katër pikë, kurse grupin e mbyll Suedia me dy sosh.
Kosova ndeshjen e radhës e luan në muajin mars në play-offin e Botërorit, teksa kundërshtarin e mëson të enjten./Arbresh.info
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...