Bedri Hamza pasi u bë kryetar i PDK-së e ka konsideruar garë demokratike zgjedhjen e tij në Konventë.
Ai tha po ashtu se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti kur bëhet fjalë për interesin e shtetit.
“Nuk ka garë më demokratike se kjo sot. Statuti, rregulloret janë këto dhe duhet t’i respektojmë të gjithë. Gara ka qenë e hapur, koha ka qenë e njëjtë si për mua si për të tjerët. Unë e kam mik Hoxhajn që 22 vite, jemi bashkë në PDK. Pres që bashkë do ta bëjmë më të mirën në PDK. Demokracia është kjo”, tha ai.
Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me partitë politike kur bëhet fjalë për interesin e shtetit.
“Jam gjithmonë i hapur që përkundër dallimeve me subjektet e tjera politike me bashkëpunu pa asnjë barrierë në dobi dhe në interes të vendit. Sepse konsideroj që veni jonë ka nevojë për ndryshim, për progres dhe për një zhvillim në gjithë sektorët. Unë asnjëherë nuk kam vendos vija të kuqe për asnjë subjekt politik, dhe normalisth që bashkëpunojmë me gjitha partitë politike në dobi të vendit. Gjithmonë brenda rregullave dhe brenda marrëveshjeve politike”, tha ai.
Ai tha se PDK është e gatshme për zgjedhje.
“Jemi të përgatitur dhe pres që zgjedhjet me u mbajt shpejt. Sikur se pritet nga Presidentja që të shpallet edhe data e zgjedhjeve, ne si PDK jemi mirë të organizuar. Normalisht që kemi ekip të mirë, kemi program që jemi duke freskuar, i kemi gjitha përgatitjet e nevojshme që të garojmë me një program që reflekton nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe është real dhe i matshme i zbatueshme. Pres që të arrijmë rezultate të mira”, tha ai.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...