Një i ri kosovar në Francë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u përfshi në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune, në autostradën A36 në rajonin Jura, në Lavans-les-Dole, midis Dole dhe Besançon, të shtetit francez.
Raportohet se tre persona mbetën të lënduar dhe mes tyre edhe D.S. (emër i njohur për redaksinë), 18-vjeçar nga Kaçaniku, i jeton me familjen e tij në Francë.
Persona të afërt me familjen kanë bërë të ditur për Klan Kosovën se kosovari është në koma që nga mëngjesi i ditës së djeshme dhe po lufton me jetën.
I riu dhe miqtë e tij u vetaksidentuan me makinë, pasi shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke e goditur mbrojtësen.
Sipas policisë franceze, në vendin e ngjarjes dolën rreth 16 zjarrfikës për të ndërhyrë në rast, të cilët i gjetën dy nga të lënduarit në gjendje kritike për jetën.
I lënduar rëndë ka mbetur shoferi, ndërsa pasagjeri i dytë thuhet të ketë lëndime më të lehta.
Hetimi për aksidentin tashmë ka nisur nga autoritetet atje, që do të zbulojnë edhe shkaqet e rastit të rëndë.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...