Partia Demokratike e Kosovës është shprehur e zhgënjyer thellë me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili sot ka refuzuar ankesën e kësaj partie politike lidhur me parregullsitë e evidentuara në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut.
Në reagimin e saj PDK-ja thekson se e konsiderojnë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e asaj që ka ndodhur në Mitrovicë.
“PDK ka paraqitur fakte, dëshmi dhe situata të dokumentuara që tregojnë qartë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar në mënyrën siç e kërkon ligji dhe standardet demokratike”, thuhet në njoftim.
PDK-ja paralajmëron se nuk do të ndalen me kaq, ata do të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës.
“Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat ligjorë që garanton Republika e Kosovës. Hapi ynë i radhës është paraqitja e ankesës në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila është instanca përfundimtare dhe vendimtare për të garantuar drejtësi dhe integritet të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.
Ky subjekt politik deklaron: “PDK është dhe mbetet në mbrojtje të votës së lirë, të drejtë dhe të pastër të qytetarëve. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit dhe të vullnetit të shprehur të qytetarëve të Mitrovicës. Drejtësia do të vijë. Ne do të vazhdojmë deri në fund”.
Nuk ka rivotim në Mitrovicë të Jugut, PZAP-ja refuzon ankesën e PDK-së
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...