Pjesëtarë të FSK-së kanë realizuar ushtrimin dyjavor për avancim në fushën e kërkim-shpëtimit malor.
Kështu njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), gjatë dy javëve të kaluara është realizuar me sukses trajnimi i avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor.
Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në operacionet malore të kërkim-shpëtimit, duke forcuar aftësitë teknike, koordinimin dhe reagimin efektiv në situata emergjente.
Trajnimi përfshiu skenarë praktikë, përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe procedurat standarde të operacioneve malore, duke kontribuuar ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe përgatitjes së pjesëtarëve nga FSK-ja dhe Turqia të angazhuara në këtë trajnim”, shkruan ai.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...