Përgjegjësi i një ndërtese banimi në Brooklyn është vrarë pasi tentoi të përballej me një person që po vidhte pako në hyrjen e ndërtesës, sipas policisë dhe fqinjëve.
Policia u thirr rreth orës 08:00 të mëngjesit të së mërkurës, për një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush. Oficerët që arritën në vend gjetën një burrë me lëndime në kokë, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Kings County në gjendje kritike.
Viktima, e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari Burim Havolli, ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve, njoftoi policia, raporton NBC News NY.
Sipas fqinjëve, Havolli ishte mirëmbajtësi i ndërtesës dhe u sulmua teksa po përpiqej të ndalte një person që po vidhte pako nga hyrja.
Përleshja që çoi në vdekjen e Havollit ka shqetësuar banorët e lagjes, të cilët thonë se zona po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ndërkohë, familja e viktimës ka mbetur e tronditur që i dashuri i tyre punëtor e i respektuar, si në ndërtesë ashtu edhe në lagje, u vra teksa po bënte punën e tij.
Policia po heton motivin e sulmit të rëndë. Një person i dyshuar po merrej në pyetje, por ende nuk janë ngritur akuza.
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë