Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka mashtruar njerëz duke u marrë shuma të ndryshme lekësh.
Personat që e kanë denoncuar kanë treguar se Johan Mysllinj, u ka marrë shuma lekësh pas njohjes që kishte me ta, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Në bazë të kallëzimeve të bëra, komisariati i policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë Korçë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit për një 48-vjeçar të dyshuar për “Mashtrim”.
Sipas informacioneve, mësohet se shtetasi me iniciale J.M. ka mashtruar njerëz duke u marrë shuma të ndryshme lekësh.
Këta persona kanë denoncuar pranë komisariatit të policisë së Korçës duke treguar se 48-vjeçari u ka marrë shuma lekësh pas njohjes që kishte me ta, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore. Gjatë hetimeve u vërtetuan të gjitha kallëzimet e tyre dhe u bë i mundur ndalimi i 48-vjeçarit.
Mësohet se shuma e përfituar është e madhe ndërsa dyshohet se ka mashtruar një numër të madh shtëtasish, ku një pjesë e tyre kanë bërë kallëzim penal, ndërkohë që po punohet dhe për evidentimin e rasteve të tjera për ti vënë në dispozicion të hetimit në ngarkim të këtij shtetasi.
BE: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet ...
Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë, ...
BE i përgjigjet Trumpit: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë
Një 78-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Olympiacosi merr fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, mposh...
Policia me paralajmërim për shoferët: Mjegulla mund të jetë ...