Mbahet sot në Romë samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri, qëllimi i të cilit është forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh.
Samiti do të nisë punimet mëngjesin e kësaj të enjte (13 nëntor) me një takim dypalësh midis Kryeministrit Giorgia Meloni dhe Kryeministrit Edi Rama, i ndjekur nga një seancë pune plenare me delegacionet përkatëse qeveritare.
Sipas mediave italiane, të dy krerët e qeverive, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare, e cila do të pasohet nga shkëmbimi i 15 marrëveshjeve të tjera, duke përfshirë marrëveshje qeveritare dhe marrëveshje teknike. Takimi do të përfundojë me deklarata për shtyp gjatë orëve të pasdites.
Gjatë takimit, sipas mediave italiane pritet që Rama dhe Meloni të trajtojnë edhe prioritetet kryesore në axhendën evropiane dhe ndërkombëtare, duke filluar me luftën në Ukrainë. Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe mbështetjes së Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Delegacioni italian përbëhet nga Ministrat Tajani, Piantedosi, Nordio, Crosetto, Gilberto Pichetto Fratin, Giuli, Schillaci, Musumeci dhe Nënsekretarët Freni dhe Ferrante.
Kryeministri Edi Rama udhëtoi një ditë më parë drejt Romës për të marrë pjesë në punimet e samitit që mbahet sot në Villa Doria Pamphilj.
Ky hap institucional tregon vullnetin e Tiranës për të institucionalizuar dhe forcuar marrëdhëniet me Italinë, partner strategjik tradicional. Mbledhja e përbashkët e dy kabineteve dërgon një mesazh të qartë të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, duke e kthyer atë në një agjendë të gjerë dhe të strukturuar bashkëpunimi./rtsh.al/
Haradinaj: Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfi...
Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...