Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, bashkë me Drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, pritën në takim Shefin e Misionit EULEX, z. Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë takimit u diskutua për të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe për fushat e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy institucioneve.
“Barbano përgëzoi angazhimin dhe punën e bërë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke vlerësuar përkushtimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme në këtë institucion korrektues. Pas takimit, z. Dibrani dhe z. Barbano vizituan nga afër disa prej hapësirave të institucionit, përfshirë Institucionin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe pavijonet e tjera”, njofton ShKK.
Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit EULEX, me synim forcimin e standardeve dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues të vendit./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...