Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të mërkurë lidhur me projekt-buxhetin e mbrojtjes për 2026. Vengu tha se Shqipëria do të ketë buxhetin më të madh pas anëtarësimit në NATO.
Sipas tij do të prodhohen municione, dronë, edhe veçanërisht sisteme anti-dron, ku sipas ministrit është e nevojshme pas kërcënimeve që po bëhen në shumë aeroporte të Europës kohët e fundit.
“Është padyshim buxheti më i lartë dhe më i madh i mbrojtjes që pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Synojmë të rritem me 12% më shumë nga buxheti i 2025 dhe ku dhe prodhimi i brendshëm bruto është 2.12 %. Buxheti është i madh jo vetëm në volum por edhe i qartë. Nga kapitali njerëzor dhe nga dinjiteti i ushtarakëve dhe për të financuar statusin e ushtarakëve me më shumë se 13 mld lekë dhe sa i përket kapitalit njerëzor që të jenë në mesataren e NATO-s. Industria ushtarake ishin ato që u sqaruan. Projekt-buxheti synon të financojë municione, mjetet e blinduara një kapacitet kaq i nevojshëm i cili s’ka qenë në dispozicion dhe sistemet anti-drone dhe dronët ushtarakë dhe digjitalizimi dhe inovacioni.”-tha Vengu.
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran