Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor.
“Më 03.11.2025, në rrugën magjistrale Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani, një person me automjet furgon të tipit Mercedes, me targa vendore, kishte kryer tejkalim në vijë të plotë. Kundërvajtja ishte fotografuar nga një qytetar dhe dërguar në adresë të policisë.
Pas verifikimit, është konstatuar se automjetin e kishte drejtuar pa patentë shoferi personi M.I. (16 vjeç). Lidhur me rastin, policia ka iniciuar procedurë pranë gjykatës për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa më 11.11.2025, rreth orës 13:23, në rrugën magjistrale Fusha e Pajtimit – Kaçanik, në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, është ndaluar shoferi B.V. (28 vjeç), i cili drejtonte automjetin BMW me targa vendore me shpejtësi 120 km/h. Ndaj tij, policia ka shqiptuar gjobë prej 600 eurosh, pasi posedonte patentë shoferi të huaj”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve./Arbresh.info
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...
Prokuroria Speciale nis rast penal për kërcënimet ndaj Presi...
Mbappé rikthehet në Madrid, vazhdon rikuperimin – synon ndes...
Bie Ballkani, Drita rikthehet në krye – luftë e ashpër për E...
Tjetër raketë drejt Turqisë/ SHBA këshillon qytetarët e saj ...