Shqyrtimi i listës së kandidatëve për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), e propozuar nga Qeveria, ishte temë qendrore në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Gjatë shqyrtimit të listës së propozuar, komisioni vlerësoi se kandidatët e paraqitur i plotësojnë të gjitha kushtet profesionale për të qenë anëtarë të Bordit të KPMM-së.
Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, me qëllim që procesi të rrjedhë në harmoni të plotë me Ligjin për KPMM-në, komisioni kërkoi që kandidatët e paraqitur të kompletojnë dokumentet, sikurse është paraparë në pikat: 6.5, 6.6 dhe 6.7 të nenit përkatës të Ligjit për KPMM-në.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vitin 2014. Lidhur me këtë raport, komisioni vendosi t’i drejtohet ZRRE-së që brenda dy javësh të kompletojë raportin me të dhëna më të detajuara, për çështje të ngritura në mbledhjen e djeshme të komisionit./arbresh.info/
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...