Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë hetimeve për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës, janë sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje tragjike.
Viktimat kanë qenë dy vëllezër të moshës madhore, të cilët dyshohet se u qëlluan jashtë derës së shtëpisë së tyre nga dhëndri i tyre.
Ngjarja ndodhi disa ditë pas vdekjes së babait të tyre, ndërsa sipas të afërmve, i dyshuari kishte shkuar për të marrë bashkëshorten e tij, motrën e viktimave, e cila po qëndronte te familja e saj.
Konflikti ka eskaluar jashtë oborrit të shtëpisë, duke përfunduar tragjikisht.
Njësitë policore dhe Prokuroria e Shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.
“Dje më datë 06.11.2025, rreth orës 11:30, jemi njoftuar për rastin vrasje në fshatin Gollubovc të Malishevës ku viktimat e rastit ishin dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër). Njësitë e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Policia: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, ishte i plagosur
Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë
Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllerzëve
Kurti inspekton punimet finale të Qendrës Multifunksionale n...
Kurti viziton punimet në Pishinën Gjysmëolimpike në Podujevë
“Çështje e KQZ-së”, Kurti për moscertifikimin e ...
“O injorant, o zagar”, tensione mes PS-së dhe PD-së në Kuven...
Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit,...
Isni Kilaj arrin në shtëpi pas lirimit me kusht nga Gjykata ...