Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës, është arrestuar sot rreth orës 06:30 nga Policia e Kosovës.
Gjatë kapjes, ai ishte i plagosur.
Pas marrjes së ndihmës së parë, Isufi u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK”, tha Graishta.
Prokuroria Themelore në Gjakovë bëri të ditur se do të kërkojë caktimin e paraburgimit për Isufin në gjykatën kompetente, ndërsa Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë veprimet e tjera hetimore për rastin.
Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë
Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllerzëve
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...