Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar me sukses një ndërhyrje e ndërlikuar kirurgjikale, që përfshinte largimin e një tumori mediastinal (tumor që gjendet në mes të mushkërive) me përmasa të mëdha, rreth 16 centimetra.
ShSKUK njofton se rasti F. D. (1956), paciente e gjinisë femërore, ishte diagnostikuar nga mjekët, dhe ishte konsideruar si delikat, për shkak të afërsisë së tumorit me strukturat vitale të gjoksit.
“Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve torakal me asistencë edhe nga mjekët e Klinikës së Anestezionit dhe ekipi i infermierëve dhe stafit tjetër profesional, kryen operacionin me sukses. Tumori është larguar plotësisht, ndërsa pacientja pas operacionit është në gjendje të mirë shëndetësore, derisa po monitorohet nga afër nga stafi i klinikës”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./Arbresh.info
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren