Futbollisti i FC Drenica, Igball Jashari, është shpallur “Ylli i Javës” në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës në futboll. Çmimi është ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar, Albi Mall.
Jashari u vlerësua për paraqitjen e tij shumë të mirë gjatë 80 minutave të fundit të ndeshjes, ndërsa vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enver Prapashticës, Besim Slishanit dhe Bujar Asllanit.
Pas marrjes së çmimit, Jashari u shpreh i kënaqur me vlerësimin dhe paraqitjet e fundit të skuadrës.
“Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, edhe pse kemi pasur një orar shumë të ngjeshur. Gjatë javës kemi zhvilluar dy ndeshje, nga të cilat kemi arkëtuar 4 pikë që janë shumë të nevojshme për ekipin tonë. Nga boshti i ekipit të vitit të kaluar kemi qenë vetëm 5 lojtarë, dhe ka qenë e vështirë në fillim komponimi i ekipit, por duket se e kemi gjetur formën tonë dhe tashmë jemi mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe marrëdhëniet me trajnerin i kemi shumë të mira. Për mua është privilegj të shpallem lojtari më i mirë i javës, dhe kjo do të jetë një shtytje që të punoj akoma edhe më shumë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë