Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova po përballet me një start të vështirë në aventurën e tij te Juventus.
Pas pesë ndeshjesh radhazi, mesfushori kosovar ende nuk ka marrë asnjë minutë lojë në Serie A, ndonëse në katër ndeshjet e fundit ka qenë pjesë e bankës rezervë.
Sipas mediumit italian “Tuttosport”, Zhegrova ende nuk është 100% i gatshëm për të qenë pjesë e formacionit startues.
“Edon Zhegrova ende ka rrugë të gjatë derisa të rikuperohet mjaftueshëm për të hyrë në formacionin startues të Juventusit”, shkruan “Tuttosport”.
Megjithatë, kosovari pritet të jetë në listën e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet shumë të rëndësishme në nëntor, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Ky mund të jetë një moment kyç për Zhegrovën, i cili do të kërkojë të tregojë formën dhe potencialin e tij, duke ndihmuar ‘Dardanët’ në sfidat vendimtare./rtk
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s