Bashkimi ka pësuar disfatën e tretë në kuadër të Fiba Europe Cup, ku u mposhtën pas vazhdimeve nga Dijoni i Francës me rezultat 83-74.
Ndeshja mirë për prizrenasit ku e fituan çerekun e parë me rezultat 18-12, shkruan Arbresh.info.
Edhe pas pjesës së parë rezultati ishte në të mirë të prizrenasve ku shkuan në pushim me avantazh prej gjashtë pikëve, 36-30.
Periudha e tretë ishte fatale ku francezët e fituan bindshëm 25-9, por me karakter e luftë të fortë Bashkimi u rikthye dhe ia doli ta barazoi ndeshjen në çastet e fundit.
Madje pati mundësi ta fitojë krejt ndeshjen, por Jan Palokaj gaboi në sekondat e fundit dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Në pesë minutëshin vazhdues francezët u treguan më të fortë, dhe në fund triumfuan me nëntë pikë diferencë.
Kjo ishte humbja e tretë për Bashkimin në po aq ndeshje, kurse Dijoni mori fitoren e parë.
Më i dalluari në ndeshje ishte Barnett i Dijonit me 20 pikë. Kurse tek Bashkimi shkëlqeu Bickerstaff me 18 pikë e 11 kërcime.
Ndeshja e radhës për prizrenasit është ndaj Cibonës./Arbresh.info
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...