Është vendosur sot gurthemeli për ndërtimin e shkollës së dytë për nxënësit shqiptar në Mitrovicën e Veriut, konkretisht në Kodrën e Minatorëve.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se pas më shumë se dy dekadash mësim në kontejnerë, nxënësit shqiptarë të Mitrovicës së Veriut po bëhen me shkollë të re, transmeton Arbresh.info
“Sot, bashkë me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, z. Erden Atiq, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, si dhe Shefin e Kabinetit të MASHTI-t, z. Muhedin Nushi, vendosëm gurthemelin e shkollës së dytë në Mitrovicën e Veriut, në Kodrën e Minatorëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
“Ky është një tjetër hap i domosdoshëm, duke njohur rrethanat e rënduara në të cilat kanë vijuar mësimet nxënësit shqiptarë të Mitrovicës së Veriut. Siç edhe e meritojnë, fëmijët do të vijojnë shkollimin e tyre në institucione arsimore cilësore dhe në kushte të dinjitetshme. Urime të gjithë banorëve të Mitrovicës së Veriut për këtë projekt të rëndësishëm, në shërbim të brezave të sotëm dhe të ardhshëm!”, tha Sveçla./Arbresh.info
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...