‘El Clasico’ është ngjarja më e madhe në futbollin modern, sfidë kjo që rikthen të gjithë sytë e botës në një përballje të dy gjigantëve më të mëdhenj në botën e futbollit Real Madridit dhe Barcelonës.
Kjo përballje u zhvillua mbrëmë në ‘Santiago Bernabeu’ ku triumfuan madrilenët me rezultat 2-1, me nga një gol të Bellinghamit e Mbappes, shkruan Arbresh.info.
Këtij të fundit iu anulua një gol tjetër e po ashtu humbi edhe një penallti.
Por këto nuk e zbehin performancën e tij. Mbappe me golin e tij të shënuar ka hyrë në histori të kësaj ndeshje me shumë rivalitet.
Francezi është bërë futbollisti i tretë që ka shënuar gol në katër ‘El Clasico’ me radhë në shekullin e XXI, pas Ronaldinhos dhe Cristiano Ronaldos.
Një herë fituesi i Kupës së Botës me Francn, u transferua verën e kaluar nga Parisi tek Reali, dhe që nga ajo kohë ka luajtur gjithsej pesë ‘El Clasico’, ku ka shënuar në të katër prej tyre.
Pavarësisht formës së tij individuale në këto sfida, Mbappe dhe Reali i kishin humbur të gjitha ato ndeshje.
Në sfidën e fundit të zhvilluar me 11 maj, francezi madje kishte shënuar hattrick, por skuadra e tij u mposht 4-3.
Kjo ishte fitorja e parë për Mbappen në një ‘El Clasico’, në një sezon ku po shkëlqen me fanellën e Real Madridit.
Ai ka realizuar 11 gola në La Liga ku po i prin bindshëm listës së golashënuesve, po ashtu ka pesë gola në tri ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve.
Vlen të theksohet se 26-vjeçari që nga fillimi i këtij sezoni nuk ka shënuar vetëm në dy ndeshje, me Juventusin në Ligën e Kampionëve, dhe Mallorcan në La Liga./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...