Trajneri i Napolit, Antonoi Conte ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor i skuadrës.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani si dhe sulmuesi Rasmus Hojlund janë gati të rikthen në aksion këtë mesjavë pas lëndimeve të tyre, shkruan Arbresh.info.
Dyshja pritet të jenë gati për sfidën që Napoli e luan nesër ndaj Lecces.
Sa i përket mbrojtësit dardan, Rrahmani do të jetë për këtë sfidë derisa do të vlerësohet nëse do të jetë i gatshëm për të startuar ndaj Comos më 1 nëntor, raporton “Calcio Mercato”.
Ky padyshim do të jetë lajm i mirë edhe për selektorin e Kosovës, Franco Foda i cili mund të llogarisë në kapitenin e kombëtares për dy ndeshjet e nëntorit që janë shumë të rëndësishme sa i përket rrjedhës së kualifikimeve për Kampionat Botëror.
Kujtojmë se Amir Rrahmani ndeshjen e fundit e ka të zhvilluar pikërisht me kombëtaren e Kosovës ndaj Zvicrës në shtator.
Që nga ajo kohë Rrahmani nuk ka luajtur asnjë minutë./Arbresh.info
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...