Policia e Rajonit të Prishtinës gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara ka realizuar 217 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 49 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Sipas njoftimit, në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, shkruan Arbresh.info.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 23 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4400 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 297 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info/











Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj
Benita e zhgënjyer me Labin: Kuku, me kë paskam ndenjur deri...
Edi Rama e quan idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës që tha...