Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku po vazhdon vizitat e tij dhe bashkëbisedimi më qytetarët nëpër lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit.
Sot Çeku vizitoi fshatin Besi ku para qytetarëve që e priten në takim, premtoi zgjedhjen e menjëhershme të probleme bazike si zgjërimi i rrugicave dhe ndërtimi i rrugëve të reja, krijimi i parkut rekreativ–sportiv si dhe ndërtimi i qendrës multifunksionale, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Besia e bukur na priti përsëri. Kësaj radhe me më shumë besim e vullnet, sepse ndiejnë që zëri i tyre po dëgjohet dhe problemet e tyre do të trajtohen seriozisht.
Këto janë zgjidhjet konkrete që kemi paraparë për Besinë.
– Përfundimi i rrugicave të nisura dhe ndërtimi i rrugëve të reja
– Zgjerimi i rrugës Besi–Rimanishtë dhe rregullimi i trotuarit
– Riparimi i rrugës “2 Prilli” dhe ndërtimi i trotuarit
– Trajtimi i rrugës “Halil Osmani” përgjatë kanalit të Ibër Lepencit
– Zgjerimi i urës mbi kanalin e Ibër Lepencit në rrugën “15 Marsi”
– Vazhdimi i trajtimit të rrugës Besi–Lebanë
– Krijimi i parkut rekreativ–sportiv
– Ndërtimi i qendrës multifunksionale të komunitetit në objektin e Bashkësisë Lokale
Me 9 nëntor, nis një kapitull i ri, me punë të ndershme dhe projekte konkrete për t´ia kthyer dinjitetin secilës lagje e secilit fshat.
Bashkë për Prishtinën tonë./Arbresh.info
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...