Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Veternik të Prishtinës
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se në aksident është përfshirë një veturë ndërsa të lënduar kanë mbetur ngasësi i veturës dhe një pasagjer.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona(ngasësi dhe pasagjeri që ishin në automjet). Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga