Një 77-vjeçar ka humbur jetën sot në Fushë-Kosovë, në rrugën “Agron Rrahmani”, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Arbresh.info se rasti është regjistruar si “Hetim mbi vdekje”.
“Sot në stacionin policor të Fushë-Kosovës është iniciuar një rast ‘Hetim mbi vdekje’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Agron Rrahmani’, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë,” ka deklaruar Ahmeti./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Vdes një person në Bresje, ra nga hapësira e ndërtimit të një ashensori
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...
Shqetësuese: Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosov...