Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua mbrëmë në New York me kryesuesin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përfaqësuesin e përhershëm të Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pas mbajtjes së mbledhjes së KS të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë.
Gjuriq theksoi se për Serbinë, shqyrtimi i vazhdueshëm i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është me rëndësi thelbësore për një vlerësim të detajuar të situatës dhe për informimin e bashkësisë ndërkombëtare mbi gjendjen politike dhe të sigurisë në terren.
Ai falënderoi Rusinë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë çështje, raporton danas.rs.
Ministri serb sërish propagandoi se situata në Kosovë është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe e ndjeshme, me shumë incidente ndërsa theksoi se qëndrimi i Beogradit për dialogun si “e vetmja mënyrë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Kosovën” është i qartë dhe i pandryshueshëm.
Ai theksoi se për vazhdimin e dialogut është e domosdoshme që Kosova të përmbushë obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, ndër të cilat prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt dje një mbledhje ku u shqyrtua raporti i ri i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mbi punën e UNMIK-ut. /Telegrafi/
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...