Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar publik nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” në procedurat e tenderëve publikë.
I dyshuari është intervistuar dhe më urdhër të Prokurorisë Speciale u dërgua në mbajtje për 48 orë. Dy të dyshuar të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.
I ndaluari dyshohet se ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret në mënyrë të kundërligjshme. Vlera totale e tenderëve në fjalë kalon mbi 8.8 milionë euro.
“Gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme. Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Policia njofton se u sekuestruan pajisje komunikuese si dëshmi.
“Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese”, thuhet në njoftim.
Rasti vazhdon të hetohet dhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime tjera.
“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë pë...
Dogana e Kosovës dënon kërcënimin ndaj zyrtarit të lartë
Prokuroria e Prizrenit dhe e Kukësit thellojnë bashkëpunimin
Në 27 vjetorin e vrasjes, Kurti vizitë te shtëpia e Latif Be...
Konjufca kujton Epopenë e Dukagjinit: Një nga momentet më do...
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...