Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si dhe kandidati për asamblist nga radhët e AAK-së, Naim Ramizi ka bërë të ditur se shtëpia e tij ishte cak i bastisjes nga policia serbe.
Ramizi tha se bastisja është thjeshtë spektakël i tyre tash e 20 vjet dhe këtë e konsideron si presion nga serbët.
Derisa, theksoi se gjatë bastisjes nga shtëpia e tij nuk kanë marrë asgjë.
“Po ka pasur, prej 20 viteve jam në kërkim. Nuk ka pasur paralajmërim është thjeshtë spektakël i tyre. Kjo nuk është hera e parë, është thjeshtë presion. Gjatë bastisjes nuk kanë marrë asgjë”, tha Ramizi për Klankosova.tv
Ramizi është i lindur në Tërnoc të Madh. Ai njihet për angazhimin e gjatë në çështje kombëtare dhe shoqërore, duke qenë edhe këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Mediat lokale, gjatë ditës së sotme kanë publikuar edhe pamje nga bastisja që u bë nga policia serbe në shtëpinë e tij.
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...
Tre automjete përplasen në Vlorë, 40-vjeçari nuk u mbijeton ...