Të mërkurën, në Londër, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e samit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë”, thuhet në komunikata e ndara nga Qeveria britanike dhe Qeveria gjermane, lidhur me Samitin e procesit të Berlinit që mbahet më 22 tetor në Londër.
“Qëllimi i Samitit është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për përafrim më të ngushtë me Evropën në Ballkanin Perëndimor” theksohet në njoftimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, lidhur me samitin e 22 tetorit.
“Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar do të punojë me Gjermaninë – si nismëtare e Procesit të Berlinit – për prioritetet e përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” thuhet mes tjerash në njoftim, duke theksuar se “qëllimet e saj janë forcimi i sigurisë evropiane, duke mbështetur aleatët e cenueshëm të NATO-s dhe duke kundërshtuar ndikimet armiqësore dhe faktorët e paqëndrueshmërisë, si dhe duke adresuar kërcënimet e përbashkëta nga migrimi i parregullt, krimi i organizuar i rëndë dhe financat e paligjshme”.
“Një synim tjetër është promovimi i rritjes ekonomike me qëllim heqjen e barrierave për tregtinë dhe investimet përmes bashkëpunimit të përforcuar rajonal duke mbështetur përafrimin me Evropën”, theksohet aty teksa shtohet se Qeveria britanike gjithashtu “synon forcimin e bashkëpunimit të Mbretërisë së Bashkuar me partnerët rajonalë, përfshirë zbatimin e Procesit të Berlinit dhe për këtë qëllim ka emëruar Karen Pierce të dërguar special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”.
Lidhur me samitin e të mërkurës, është deklaruar edhe Qeveria gjermane në Berlin:
“Të mërkurën, më 22 tetor, kancelari federal Friedrich Merz do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit të krerëve të shteteve dhe qeverive, që do të mbahet në Londër, në Lancaster House”, theksohet në deklaratën e Qeverisë gjermane.
“Proces i Berlinit është një histori suksesi, të cilën po e vazhdon edhe qeveria federale nën drejtimin e kancelarit Merz. Me këtë, qeveria gjermane nënvizon angazhimin e saj për Ballkanin Perëndimor si një rajon me rëndësi strategjike në Evropë”, nënvizohet në njoftim.
Gjermania e nisi Procesin e Berlinit në vitin 2014, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit rajonal me dhe ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ky është një format vendimtar për bashkëpunimin rajonal dhe për procesin e integrimit në BE. Pjesë e këtij formati janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, po ashtu disa shtete anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar si nikoqire dhe institucionet e BE-së, theksohet në komunikatën e Qeverisë gjermane”, theksohet në komunikaten e Kabinet të Kancelarit Fridrich Merz.
“Aptamil” me bakterie të rrezikshme, AUV kërkon tërheqjen n...
Polici mori ryshfet nga shtetasi serb që t’ia mundësojë hyrj...
Asgjësohen mbi 2000 kilogramë mish pule me salmonellë
Pedri: Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, b...
50 vjet burg për sulmuesin e shkollës në Zagreb një vit pas ...
Vetëm një muaj zgjatë aventura e AJ Patty tek Rahoveci