Deputet i PDK-së, Nait Hasani, ka kërkuar dorëheqjen e Memli Krasniqit. Dhe jo vetëm të tij.
Ai theksoi se edhe deputetët e tjerë në Drenicë që janë mposhtur nga Lladrovci duhet të japin dorëheqje.
“Partia Demokratike ka bërë gabimin fillimisht që nuk e kandidoi Ramiz Lladrovcin për kryetar, pavarësisht rrethanave politike. Lladrovci ka shfrytëzuar të drejtën për ta gjetur elektoratin e PDK-së dhe për ta formuar iniciativën, e cila është pjesë e strukturës së PDK-së. Prandaj, fitorja e tij tregon suksesin e jashtëzakonshëm të qytetarëve të Drenasit në mbrojtje të vlerave të tyre”, deklaroi Hasani në Tëvë1.
Ai theksoi se “Ramiz Lladrovcin nuk e ka votuar asnjë anëtar i LVV-së, sepse ata do ta votonin vetëm nëse do të kishte balotazh. Përkundrazi, të gjithë qytetarët e Drenasit e kanë mbështetur atë kundër Memli Krasniqit dhe strukturave aktuale të PDK-së”.
Sipas Hasanit, kjo fitore tregon se kryesia aktuale e partisë “nuk është më legjitime” dhe se duhet të ndryshojë qasjen politike.
“Kryesia duhet t’i ulë tensionet, të zbutet në politika dhe të reagojë me maturi, jo të fajësojë të tjerët duke thënë se LVV-ja e ka votuar Ramiz Lladrovcin”, shtoi ai.
Në fund, Hasani u bashkua me qëndrimin e vetë Ramiz Lladrovcit, duke kërkuar dorëheqjen e Memli Krasniqit dhe drejtuesve të tjerë të PDK-së në Drenicë.
“Në politikë ka moral. Nëse Memli dhe të tjerët kanë moral, bashkë me deputetët në Drenicë që i ka mundur Ramizi, duhet të japin dorëheqje. S’kanë më fytyrë të qëndrojnë aty”, tha Hasani.
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi