Rama: Prishtina, qyteti i parë në rajon me infrastrukturën për një qytet të mençur

10:26 | 16 Tetor 2025
E.G

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se kryeqyteti është ndoshta i pari në rajon ë tashmë kemi infrastrukturën për një qytet të mençur.

Në një panel diskutimi për konferencën ndërkombëtare “Expand to US + AI Conference 2025” ai tha se po punohet që AI në çdo llogari nxënësi, në mënyrë që të ndihmojë procesin e të nxënit, shkruan Arbresh.info.

“Sa i përket inteligjencës artificiale, ne kemi qenë që në fillim ndër ata që kanë shtyrë përpara zhvillimin në këtë fushë. Para tre vjetësh thoja se brenda shtatë vjetëve, AI do të marrë nën kontroll jetën tonë dhe mënyrën si bëjmë çdo gjë. Pastaj, para dy vjetësh, thashë: në fakt, kjo do të ndodhë për tre vjet. Pra fillimisht thashë shtatë vjet, pastaj tre — dhe sot, siç e shihni, tashmë jemi në mes të kësaj”, tha ai.

“Jam i lumtur të them se në Prishtinë kemi shtyrë përpara me proceset për ta kapur dhe shfrytëzuar këtë valë të revolucionit të inteligjencës artificiale, jo vetëm këtu, por edhe globalisht. Ajo që ka bërë Prishtina është se kemi investuar shumë për ta shndërruar qytetin tonë në qytet të mençur (smart city). Ndoshta jemi qyteti i parë në rajon, ndoshta edhe njëri nga të parët në Evropë, që tashmë kemi infrastrukturën për një qytet të mençur”, u shpreh Rama.

“Si rezultat, tani mund të monitorojmë qarkullimin e trafikut, semaforët dhe menaxhimin e mbeturinave. Madje kemi instaluar edhe sensorë në kapakët e pusetave, për të parandaluar vjedhjen e tyre — dhe këta sensorë sinjalizojnë nëse ato lëvizin. Kështu që ky sistem po ndihmon qytetin tonë të mbledhë një sasi të madhe të dhënash, për të planifikuar më pas në bazë të të dhënave reale. Një tjetër aspekt ku kemi investuar është transformimi i sistemit arsimor. Tani kemi një kurrikulë digjitale për çdo nxënës, në çdo klasë, me tableta inteligjente (smart boards) në çdo shkollë. Po ashtu, po punojmë për të integruar AI në çdo llogari nxënësi, në mënyrë që të ndihmojë procesin e të nxënit.”, tha mes të tjerash Rama./Arbresh.info/